Juve-Roma, Spalletti: “Milik rikthehet, Bremer luan. Gasperini të ‘kap’ nëse nuk je në formë”
Trajneri Luciano Spalletti shprehu optimizëm në prag të ndeshjes Juve-Roma, duke theksuar se përmirësimi dhe mënyra e përshtatjes me futbollin modern u shfaqën vetëm në ndeshjen kundër Bolognës. Ai vuri në dukje se lojtarët e treguan këtë në një ndeshje të vështirë, gjë që sipas tij, do të sjellë një evolucion. Lidhur me formacionin, Spalletti konfirmoi se Arkadiusz Milik është thirrur për ndeshjen e nesërme, duke e përshkruar atë si “një fëmijë të lumtur” që ka mundësinë të luajë sërish futbollin që i pëlqen. Ai theksoi entuziazmin e Milik, njohurinë e tij për rolin dhe karakteristikat e rëndësishme që zotëron.
Spalletti gjithashtu bëri të ditur se Gleison Bremer do të luajë, ndërsa Daniele Rugani dhe Santiago Cabal do të rivlerësohen nesër në mëngjes për shkak të lodhjes. Trajneri nuk ngurroi të shprehte fjalë lavdërimi për kundërshtarin e nesërm, Gian Piero Gasperini. Ai e përshkroi modelin e Gasperinit si një “fabrikë”, duke theksuar se shumë skuadra tashmë po e imitojnë stilin e tij agresiv. Spalletti vuri në dukje se ish-lojtarët e Gasperinit, si Palladino, Juric, Bocchetti dhe Modesto, tani si trajnerë, luajnë të gjithë me të njëjtin stil. Ai shtoi se Gasperini “të zbulon dhe thekson dobësitë” nëse nuk je në nivelin e duhur.
Duke folur për Romën, Spalletti e përshkroi atë si një skuadër që “të rrethon dhe të mbyll” individualisht, duke e bërë të vështirë çlirimin. Ai theksoi se Roma nuk të jep liri për të shfaqur futbollin tënd dhe, përmes mënyrës së saj asfiksuese, nuk të lejon të kapësh vështirësitë e tyre. Në fund, Spalletti mbylli me një batutë lidhur me polemikat për një përjashtim të supozuar të Davidit nga grupi. Ai shaka se “mirë bënë që nuk e morën në darkë: herën e parë që e ftuan, ai grati parmixhan mbi makaronat me vongole dhe ata nuk e morën më”, duke qeshur.
KOHA JONË SONDAZH

