Juventus arrin marrëveshje për portierin Suzuki, në fundjavë kryen vizitat mjekësore

Zion Suzuki është gjithnjë e më pranë Juventusit. Portieri japonez pritet të largohet nga Parma dhe të transferohet fillimisht te Paris Saint-Germain, përpara se të kalojë te klubi torinez, ku do të jetë një nga përforcimet e rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të Tuttosport, marrëveshja mes PSG-së dhe Juventusit është arritur në orët e fundit dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Suzuki pritet të udhëtojë drejt Torinos gjatë fundjavës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të firmosur kontratën.

Paris Saint-Germain pritet të zyrtarizojë së shpejti blerjen e portierit japonez nga Parma. Operacioni parashikon një investim prej rreth 36 milionë eurosh, shumë që do të përfitojë klubi italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas transferimit te PSG, Suzuki pritet të kalojë te Juventusi në formën e huazimit të thjeshtë, duke u vënë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Juventusin, bëhet fjalë për një përforcim të rëndësishëm në portë. Suzuki ka fituar përvojë të çmuar në Serie A me Parmën dhe tashmë e njeh mirë kampionatin italian, një element që mund të lehtësojë përshtatjen e tij në Torino.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?