“Juventus dhe Inter duan që sezoni aktual të anulohet”
Lazio vazhdon debatin në distancë me klubet e tjera, duke kërkuar që të rinisë sa më parë stërvitjet dhe kampionati, pavarësishte situatën emergjente në Itali. Së fundi “benzinë zjarrit” i ka hedhur zëdhënësi i klubt kryeqytetas, Arturo Diaconale, i cili ka deklaruar se klubet e veriut të Italisë, si Juventus dhe Inter janë ato që kanë interes të anulohet kampionati.
“Juventus dhe Inter kanë interes të anulohet sezoni dhe pastaj egoist del Lotito. Juventus u dha leje lojtarëve të largohen nga Italia, pa pasur një datë për kthimin e tyre, ndërsa së fundi të njëjtën gjë po bën edhe Interi. Imagjinoni pak nëse vendoset për rifillimin e stërvitjes, këta lojtarë duhet të qëndrojnë edhe për 14 ditë të tjera në karantinë, kur të kthehen në Itali”, tha zëdhënësi i Lazios.
Bëjnë ironi me Lotiton dhe e quajnë “virolog”, kur thotë se kampionati ka gjasa të rifillojë sa më shpejt, ndërsa më pas janë vetë Agnelli e Elkan, që shfaqen si specialist, duke parashikuar se kjo situatë do të vijojë deri në fund të pranverës, madje edhe në verë”, u shpreh Diaconale.