Juventus dhe Milan në garë për Lewandowskin, Barcelona synon Harry Kane

E ardhmja e Robert Lewandowski te Barcelona mbetet e paqartë, mes një rinovimi të mundshëm dhe interesimit konkret nga klubet italiane.

Presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta, ka lënë të hapur çdo skenar. Edhe pse dëshira fillestare është mbajtja e sulmuesit polak, gjithçka do të varet nga vullneti i vetë lojtarit dhe gatishmëria e tij për të pranuar një rol më të kufizuar në skuadër, duke ndarë minutat me Ferran Torres.

Në rast se Lewandowski vendos të largohet dhe të provojë një eksperiencë në Serie A, Milan dhe Juventus janë gati të hyjnë në garë për firmën e tij. Interesimi i dy klubeve italiane rritet edhe nga fakti se Barcelona mund të hapë rrugën për një largim të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën kohë, Laporta ka përmendur si zëvendësues ideal Harry Kane, aktualisht te Bayern Munich. Presidenti e sheh anglezin si profilin e duhur për të marrë rolin e liderit në sulm, duke bërë një krahasim me momentin kur Barcelona transferoi vetë Lewandowskin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona është e gatshme të ndërhyjë fuqishëm në merkato nëse Lewandowski vendos të largohet, ndërsa situata e tij pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta të verës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?