Juventus dhe Monaco në gjysmëfinale

Juventus heroik, Barcelonë “shterpë”! Skuadra kampione e Spanjës sot nuk ia ka dalë që të mposhtë rezistencën e hekurt të bardhezinjve në ndeshjen kthyese, duke mos arritur asgjë më shumë se një barazim me rezultat 0-0, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga 180 minuta pa asnjë gol në portën e mbrojtur nga legjendari Buffon.

Në “Camp Nou” sot katalanasit provuan gjithçka, por Leo Messi me shokë qenë të pafat para porte në shumë raste të krijuara dhe nuk patën shkëlqimin e zakonshëm.

Në ndeshjen tjetër, Monaco fitoi 3-1 ndaj Dortmundit në shtëpi dhe gjithsej ka fituar në dy ndeshje 6-3 ndaj ekipit gjerman. Skuadra franceze po bën mrekullinë në Champions League, thuajse ashtu si në vitin 2004, kur arriti deri në finale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?