Juventus dhe Tottenham bëjnë gati shkëmbime të bujshme në merkato

Juventus mund të jetë e detyruar të sakrifikojë disa nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjatë merkatos së verës, me synimin për të siguruar fonde dhe për të përforcuar ekipin e drejtuar nga Luciano Spalletti për sezonin e ardhshëm në Serie A dhe Europa League.

Sipas raportimeve të mediave italiane, në ditët e fundit është intensifikuar kontakti mes Juventusit dhe Tottenham Hotspur, klub që po shfaq interes konkret për dy futbollistë të bardhezinj.

Në krye të listës së londinezëve është mbrojtësi brazilian Gleison Bremer. Tottenham po kërkon një lider të ri në mbrojtje pas largimit të mundshëm të Cristian Romero dhe e konsideron Bremerin objektivin kryesor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi i Juventusit ka në kontratë një klauzolë largimi prej 58 milionë eurosh dhe drejtuesit italianë nuk duket se janë të gatshëm të negociojnë për një shifër më të ulët. Megjithatë, nga Anglia ka ardhur një propozim alternativ që mund të hapë rrugën për një marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve, Tottenham ka hedhur në tavolinë emrin e portierit Guglielmo Vicario si pjesë të mundshme të operacionit. Juventus po kërkon një portier të ri, pasi Spalletti nuk konsiderohet plotësisht i bindur nga alternativa aktuale me Michele Di Gregorio dhe Mattia Perin.

Ndërkohë, pista që çonte te Alisson Becker është ftohur pas qëndrimit të Liverpool, duke bërë që Juventusi të vlerësojë alternativa të tjera, mes tyre edhe Emiliano Martínez të Aston Villa.

Bisedimet mes klubeve nuk kufizohen vetëm te Bremer. Mediat italiane raportojnë se janë diskutuar edhe mundësi të tjera shkëmbimi. Tottenham po kërkon një sulmues me karakteristika të ngjashme me ato të Randal Kolo Muani, i cili është larguar pas përfundimit të huazimit.

Në këtë kuadër, trajneri Roberto De Zerbi shihet si admirues i profilit të Jonathan David, i cili nuk ka arritur të ketë vazhdimësinë e pritur gjatë sezonit të fundit me Juventusin.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë po monitorojnë me interes situatën e mbrojtësit të krahut Destiny Udogie. Ish-lojtari i Udineses konsiderohet një opsion i vlefshëm për krahun e majtë, veçanërisht nëse Andrea Cambiaso largohet gjatë merkatos.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?