Juventus e nis me fitore, i falet një golit të Bremer ndaj Frosinones

Juventus e ka nisur me fitore sezonin e ri të Serie A, duke marrë tri pikët në ndeshjen hapëse falë një goli të Bremer.

Skuadra bardhezi e nisi takimin me ritëm të lartë dhe e gjeti golin e avantazhit në minutën e 22-të. Mbrojtësi brazilian u shfaq në zonë dhe me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Juventus pati mundësi të tjera për të dyfishuar avantazhin, por Kolo Muani dhe Conceiçao nuk arritën të konkretizonin rastet e tyre, pavarësisht se ndodheshin në distancë të afërt me portën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të ndeshjes, bardhezinjtë morën edhe një lajm shqetësues. Portieri i ri i Juventusit, Vicario, pësoi një dëmtim në pulpë dhe në minutën e 91-të u detyrua të linte fushën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vend të tij u aktivizua Perin, ndërsa stafi mjekësor do të vlerësojë në vijim shkallën e dëmtimit të Vicarios. Vendasit ju afruan shumë barazimit në minutat e fundit duke goditur shtyllën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?