Juventus e nis me spektakël epokën Thiago Motta, mund Comon

Juventus e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri duke fituar me lehtësi 3-0 sfidën e parê ndaj Comos në shtëpi.

Sfida nisi mjaft mirë për bardhezinjtë e Thiago Mottës, të cilët gjetën rrjetën me anë të talentit Mbangula në minutën e 23-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë Weah dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë foli gjithashtu për “Zonjën e Vjetër”, e cila vulosi takimin me anë të një goli të shënuar nga Cambiaso në fundin e takimit.

SHKARKO APP