FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus emëron Giovanni Carnevalin si CEO-n e ri, largohet Damien Comolli

Juventus ka njoftuar zyrtarisht ndryshime të rëndësishme në drejtimin e klubit. Përmes një komunikate zyrtare, bardhezinjtë konfirmuan ndarjen me marrëveshje të përbashkët nga administratori i deleguar Damien Comolli, i cili largohet pas vetëm një viti në krye të klubit.

Njëkohësisht, Këshilli i Administrimit i Juventusit ka emëruar Giovanni Carnevalin si Administrator të Deleguar dhe Drejtor të Përgjithshëm të klubit, duke i besuar atij drejtimin e projektit sportiv dhe industrial të gjigantit torinez.

Në njoftimin e klubit, Carnevali vlerësohet si një nga drejtuesit më të respektuar të futbollit italian. Ai ka ndërtuar reputacionin e tij gjatë viteve te Sassuolo, ku kontribuoi në transformimin e klubit në një model të qëndrueshmërisë financiare, inovacionit dhe zhvillimit të talenteve. Gjithashtu, ai ka qenë anëtar i bordit të Lega Serie A, duke luajtur rol aktiv në projektet për modernizimin e futbollit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas emërimit, Carnevali shprehu entuziazmin për sfidën e re. “Jam krenar dhe i nderuar që bëhem pjesë e një klubi me histori dhe identitet të jashtëzakonshëm. Falënderoj shoqërinë, aksionerin kryesor dhe John Elkann për besimin e treguar ndaj meje. Do të punoj me përgjegjësi të madhe për të ndërtuar një rrugëtim të qëndrueshëm zhvillimi dhe për ta bërë Juventusin gjithnjë e më protagonist në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?