Juventus ëndërron Tonalin, transferimi mund të kryhet falë David

Kërcimi i madh cilësor që Juventus synon për sezonin 2026 ka një emër të qartë në mendjen e Luciano Spallettit: Sandro Tonali. Trajneri bardhezi (i cili vlerëson edhe Davide Frattesi të Interit) e ka identifikuar ish-mesfushorin e Milanit si hallkën kyçe për ta çuar skuadrën drejt majave.
Por bëhet fjalë për një operacion të ndërlikuar dhe shumë të kushtueshëm, që administratori delegat Damien Comolli po përpiqet ta zhbllokojë me një ide konkrete: përfshirjen e Jonathan David si pjesë e marrëveshjes.
Aventura e sulmuesit kanadez në Torino nuk i ka përmbushur pritshmëritë. David ka hasur vështirësi në integrimin taktik, si nën drejtimin e Tudor ashtu edhe të Spallettit, duke mos garantuar vazhdimësinë realizuese që kishte treguar në Francë.
Ndërkohë, Newcastle kërkon përforcime në repartin ofensiv dhe profili i ish-sulmuesit të Lille, me një pagë prej rreth 6 milionë eurosh (plotësisht e përballueshme për Premier League), pëlqehet shumë nga “Magpies”. Strategjia e Comollit është e qartë: ta përdorë Davidin për të ulur vlerësimin shumë të lartë që anglezët i bëjnë Tonalit, i cili llogaritet mes 80 dhe 85 milionë eurove.
Largimi i kanadezit do të kishte një efekt të dyfishtë pozitiv: nga njëra anë do të reduktonte shumën cash që Juventus duhet t’i paguajë Newcastle, nga ana tjetër do të lironte hapësirën e nevojshme në buxhet për të përballuar pagën e Tonalit (rreth 7 milionë euro neto plus bonuse).
KOHA JONË SONDAZH

