Juventus fiton me poker ndaj Pisës, shkon -1 pikë nga zona Champions

Juventus mori një fitore të thellë 4-0 përballë Pisws në kuadër të javës së 28-të të kampionatit italian, në një ndeshje të zhvilluar në Allianz Stadium.

Pas një pjese të parë pa gola, bardhezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 54-t përmes Andrea Cambiaso, i cili shfrytëzoi një aksion të mirë të skuadrës për të kaluar ekipin vendas në avantazh.

Dominimi i Juventusit vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Khéphren Thuram dyfishoi shifrat në minutën e 65-të, duke i dhënë qetësi skuadrës torineze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm dhjetë minuta më vonë, talenti i ri Kenan Yildiz realizoi golin e tretë, duke vulosur praktikisht fatin e takimit. Festa e golave u mbyll në kohën shtesë, kur Jeremie Boga shënoi golin e katërt në minutën 90+3.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Juventus ngjitet në kuotën e 50 pikëve dhe pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?