Juventus fiton ndaj Cagliarit, vendos një gol i Vlahovic
Pas eliminimit nga Championsi, Juventusi merr një fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Cagliarit, që e mban në zonën që e kualifikon në këtë kompeticion për sezonin e ardhshëm.
Skuadra torineze mori një sukses 1-0, edhe pse në fakt në 45 minutat e para shpërdoroi disa mundësi të tjera shënimi. Golin e vetëm në këtë duel e shënoi serbi Vlahovic që u rikthye si titullar.
Në pjesën e dytë, Cagliari provoi të vendoste në vështirësi Juven, por asgjë nuk ndryshoi. Juventus shkon në kuotën e 49 pikëve në vendin e katërt. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

