Juventus fiton ndaj Monzës, sfidën e vendosin Gonzales dhe Kolo Muani

Në javën e 34-të të Serie A, Juventusi fitoi 2-0 ndaj Monzës dhe u rikthye përkohësisht në vendin e katërt në renditje, në pritje të ndeshjeve të Bolognës dhe Lazios, që do të zhvillohen të hënën kundër Udineses dhe Parmës.

Bardhezinjtë mbyllën gjithçka që në pjesën e parë: Nico Gonzalez zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të me një goditje të saktë, ndërsa Kolo Muani shënoi golin e dytë, duke i dhënë fund një periudhe 79-ditore pa gol.

Në fund të pjesës së parë, sulmuesi turk Yildiz u ndëshkua me karton të kuq për një goditje ndaj Biancos, duke rrezikuar të humbasë sfidat vendimtare kundër Bolonjës dhe Lazios për objektivin Champions.

Në pjesën e dytë, Monza shtyu përpara dhe e mbajti Juventusin të mbyllur në gjysmëfushën e vet, por pa mundur të gjejë golin. Me këtë humbje, ekipi i Nesta-s tashmë praktikisht ka rënë në Serie B. /Koha Jonë/

SHKARKO APP