Juventus i “prish punë” Napolit, ka gati akordin me serbin e Udineses

Lazar Samardzic nuk e ka vendosur ende se ku do të luajë në të ardhmen. Napoli po këmbëngul që ta rrëmbejë që në merkaton e janarit, por do të jetë e vështirë.

Juventus ka hyre fuqishëm në garë për të në orët e fundit, duke i prishur planet kampionëve në fuqi. Bardhezinjtë janë gati që t’i ofrojnë 3 milionë euro në sezon serbit, nëse ai do vendosë të qëndrojë te Udinese deri në verë dhe më pas të transferohet falas në Torino.

Madje mediat italiane raportojnë se Samardzic ka pasur kontakte dhe me disa prej lojtarëve të Juventusit, ku dëshiron që të bashkohet me Kostic dhe Vlahovic. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?