Juventus i vendos ultimatum Bolognës për Lucumi, ka gati dy alternativa

Juventusi vazhdon të jetë në garë për Jhon Lucumin, por marrëveshja me Bologna-n ende nuk është arritur. Klubi bardhezi prej javësh po përpiqet të afrojë mbrojtësin kolumbian në Torino, megjithatë negociatat kanë ngecur për shkak të diferencës në vlerësimin financiar të lojtarit.

Skuadra italiane është rikthyer fuqishëm në bisedime me Bologna-n dhe nuk dëshiron të kalojë shifrën e 18 milionë eurove për 28-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Bologna nuk ka ndërmend të zbresë nga kërkesa fillestare prej 25 milionë eurosh. Diferenca prej shtatë milionë eurosh nuk duket e pamundur për t’u kapërcyer, por deri tani mungon vullneti për të bërë kompromisin e fundit që do t’i jepte fund negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha po kalon dhe Juventusi nuk dëshiron të mbetet pa alternativë në repartin e mbrojtjes. Për këtë arsye, drejtuesit bardhezi kanë nisur të shqyrtojnë edhe opsione të tjera, ndërsa negociatat për Lucumin pritet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse marrëveshja për Lucumin nuk realizohet, dy emra kanë nisur të qarkullojnë si alternativa: Jean-Clair Todibo dhe Benoît Badiashile. Të dy mbrojtësit konsiderohen opsione interesante, edhe pse në strategjinë e trajnerit Luciano Spalletti, asnjëri nuk shihet në të njëjtin nivel me Lucumin.

Badiashile mund të largohet nga Chelsea në formë huazimi, një formulë që do të ishte veçanërisht e përshtatshme për Juventusin. Në të njëjtën linjë është edhe situata e Todibos, i cili sapo ka përjetuar rënien e West Hamit në Championship. Klubi anglez duket i gatshëm të shqyrtojë oferta të ndryshme për mbrojtësin francez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?