Juventus-Inter mund të luhet me tifozë, ja kur do të vendoset zyrtarisht
Humbja e mbrëmjes së djeshme ka komplikuar planet e Juventusit për pjesën e mbetur të sezonit. Brenda pak ditësh, skuadra torineze do të luajë një tjetër ndeshje vendimtare, teksa do të presë Interin në duelin që mund të vendosin për titullin.
Siç dihet, duke pasur parasysh situatën në lidhje me përhapjen e Coronavirusit në Italinë Veriore, ndeshja mund të luhet me dyer të mbyllura, por sipas lajmeve të fundit nga shteti fqinj, situata duket se mund të ndryshojë.
Presidenti i zonës së Lombardisë, Attilio Fontana ka lënë të hapur mundësinë që ndeshje ta luhet me publik. “Shpresoj që sot të ketë një regres të përhapjes, në këtë mënyrë do të shkoj të shoh edhe Juventus-Inter. Po e monitorojmë situatën, jam shumë i qetë. Do të bëjmë një vlerësim të shtunën dhe më pas do të vendosim”, ka thënë Fontana. /R.Lika-Koha Jone/