Juventus jep njoftimin zyrtar, dy lojtarë dalin negativ në testin e koronavirusit

Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë shëruar nga Covid-19. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga klubi i Juventusit, që ka se si mbrojtësi dhe mesfushori kanë rezultuar negativ në testin e dyfishtë të koronavirusit.

Skuadra torineze ndërkohë është duke pritur rezultatet e testit të dytë për Paulo Dybala-n, i cili sipas “Gazzetta dello Sport” në testin e parë rezultoi negativ.

Rugani dhe Matuidi tashmë mund të dalin nga regjimi shtëpiak, ndërkohë që Dybala duhet të presë edhe disa ditë për të dalë nga pandemia e koronaviruit dhe për të nisur jetën normale. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP