Juventus ka gati ofertën për Ismajlin, alternativë e parë në janar

Adrian Ismajli është objektivi kryesor i Juves për merkaton e janarit. Mes emrave të shumtë, qendërmbrojtësi kuqezi po fiton gjithnjë e më shumë kuota, pasi ofron garanci me formën shumë të mirë që ka shfaqur. Juve po studion tregun këtë periudhë për të gjetur një zëvendësues për Bremer, me brazilian që ka mbyllur sezonin.

Mediat italiane kanë zbuluar se “Zonja e Vjetër” e kërkon Ismajlin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Mbetet për t’u parë nëse Empoli do të pranojë këtë ofertë nga ana e Juves.

Alternativë për në meriton e dimrit është edhe Milan Skriniar nga PSG, por qendërmbrojtësi sllovak ka pagë shumë të lartë 10 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?