Juventus kërkon sulmues, Cristian Shpendi është alternativa më e mirë

Juventusi nuk ka ndërmend të presë Milik, i cili prej kohësh është jashtë fushave. Sipas shtypit italian sulmuesi shqiptar i Çezenës, Cristian Shpendi, është profili ideal për të ndihmuar kauzën bardhezi.

Siç dihet sezoni që po bën 21-vjeçari në Serie B, ku ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje, i ka tërhequr vëmendjen “Zonjës së vjetër”. Një tjetër faktor në favor të Shpendit është edhe vlera e kartonit të tij.

Sipas shtypit italian Cesena do të ishte e gatshme që të dëgjonte ofertat në drejtim të 21-vjeçarit për jo më pak se katër milionë euro.

Ndërsa drejtori sportiv i Cesena-s, Fabio Artico ka lënë të kuptohet se për shqiptarin nuk ka një çmim pasi ky i fundit do të vendosej nga tregu dhe nga vazhdimësia e lojtarit në fushë.

“Kam marrë shumë telefonata për Shpendin dhe më kanë thënë se e njohin sa i vlefshëm është dhe se çfarë është i aftë që të bëjë në fushë, por kurrë nuk më kemi biseduar për një çmim. Mendoj se është herët të flasim për shifra pasi ato i vendos merkato dhe vazhdimësia e lojtarit në fushë”, tha Fabio Artico.

SHKARKO APP