Juventus me qendërmbrojtës të ri, të shtunën mbërrin në Torino
Juventusi është gati të mirëpresë përforcimin e radhës në repartin e mbrojtjes. John Lucumí pritet të mbërrijë të shtunën pasdite në Torino, për të përfunduar hapat e fundit për transferimin e tij te klubi bardhezi.
Mbrojtësi kolumbian do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, të cilat do t’i paraprijnë firmosjes së kontratës me Juventusin. Marrëveshja pritet të jetë e vlefshme për pesë vite, duke e lidhur Lucumín me klubin torinez deri në vitin 2031.
Për kartonin e 27-vjeçarit, Juventusi do të paguajë rreth 20 milionë euro në arkat e Bologna-s. Lucumí shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të Juventusit, që synon të rrisë konkurrencën dhe alternativat në qendër të mbrojtjes.
Pas mbërritjes në Torino dhe përfundimit të testeve mjekësore, pritet që mbrojtësi kolumbian të hedhë firmën në kontratë dhe të nisë zyrtarisht aventurën e re me fanellën bardhezi.
KOHA JONË SONDAZH

