Juventus me sytë nga Premier League për të përmirësuar mesfushën, ja emrat që synon

Juventus po kalon një moment pozitiv në Seria A, duke u renditur në vendin e dytë, por mesfusha ka nevojë për shumë rregullime. Klubi po punon për të ndihmuar trajnerin Allegri dhe skuadrën në përmirësimin e tyre.

Ata kanë planifikuar të bëjnë lëvizje në merkaton e dimrit. Juventus është duke ndjekur disa lojtarë në Premier League, si Pierre-Emile Hojbjerg nga Tottenhami, Thomas Partey nga Arsenali dhe Kalvin Phillips nga Manchester City.

Klubi italian ka konkurrencë për të fituar shërbimet e tyre dhe pritet të fillojë bisedimet shumë shpejt. Drejtuesit e Juventusit janë vendosur për të pasuruar mesfushën e skuadrës. Philips nga City shihet si alternativa më e mirë dhe më e realizueshme, duke marrë në konsideratë faktin se nuk po aktivizohet me Guardiolën. Një huazim deri në fund të sezonit duket mëse i mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?