Juventus, Mesut Ozil, pasues i mundshëm i Tevez e Vidal
Mesut Ozil shihet si goditja e madhe e Juves në merkaton e verës. Fanella me numër 10, që mbahej veshur nga Carlos Tevez, tashmë pjesë e Boca Juniors në Argjentinë, mund t’i kalojë mesfushorit gjerman të Arsenalit.
E përditshmja “TuttoSport”, gazetë shumë pranë klubit bardhezi, zbulon se 26-vjeçari preferohet më shumë se Oscar dhe Isco. Tre janë motivet që të bën të mendosh se Ozil do të jetë pjesë e Juves sezonin e ardhshëm. Motivi i parë ka të bëjë me praninë e Sami Khedirës te bardhezinjtë. Të dy kanë luajtur me Real Madrid, por edhe në kombëtaren gjermane. Masimiliano Allegri duhet thënë se Ozil e kërkoi me ngulm te Milani para dy sezonesh. Ai shihet edhe si pasues i Vidal, i cili ashtu si Tevez, pritet të largohet gjatë verës.
KOHA JONË SONDAZH

