Juventus-Milan, ja si pritet të jenë formacionet e super ndeshjes së Kupës

Sonte në mbrëmje Juventus do të presë Milanin për sfidën e kthimit në Kupën e Italisë. Skuadra bardhezi vjen me avantazhin e barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Por si do të rreshtohen të dyja skuadrat?

Juventus – Në portë do të jetë Buffon, Alex Sandro dhe Cuadrado do rreshtohen në krahët e mbrojtjes, ndërkohë që De Ligt dhe Bonucci në qendër. Në mesfushë regjinë do ta komandojë Pjanic, i mbështetur dhe nga Matuidi dhe Bentancur. Sulmi pritet që të formohet nga Ronaldo, Dybala dhe Douglas Costa.

Milani – Donnarumma si gjithmonë do të jetë në portë. Në mbrojtje në qendër do rreshtohen Kjaer dhe Romagnoli, të ndihmuar nga Conti dhe Calabria në krahë. Bennacer dhe Kessie do rreshtohen para tyre, ndërkohë që Paqueta, Calhanoglu dhe Bonnacventura do të ndihmojnë Rebic, të vetëm në sulm. Në këtë dashje Ibrahimovic, Castillejo dhe Hernandez janë të skualifikuar për shkak kartonësh.

 

 

 

SHKARKO APP