FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus mund me lehtësi Genoan, nuk gabon as Napoli (VIDEO)

Juventus fiton dhe bind edhe ndaj Genoas. Pas triumfit ndaj Napolit në mesjavë, skuadra bardhezi mundi 3-1 pa shumë probleme skuadrën e Ballardinit. Bardhezinjtë zhbllokuan sfidën që në minutën e 4-t me Kulusevskin, i cili e dërgoi topin në trekëndësh pas një pasimi të Cuadrados nga krahu i djathtë. “Zonja e Vjetër” luan shumë shpejt, teksa me një kundërsulm në minutën e 22-të gjen golin e dytë, teksa fillimisht Chiesa dhe Ronaldo nuk kishin fat. Morata ishte në vendin e duhur për të shënuar me të majtën.

Fillimi i pjesës së dytë ndërkohë ishte më i mirë për Genoan që rihapi sfidën me Scamacca-n, i cili i shpëtoi mbulimit të De Ligt për të realizuar më pas me kokë. Pirlo vendos të ndërhyjë në formacion duke hedhur në fushë Dybala-n dhe McKennie. Ky i fundit ndërkohë arrin që të shënojë golin e tretë dhe të qetësisë pas një pasimi të Danilos.

Nuk gabon as Napoli, që triumfoi pastër 2-0 në transfertën ndaj Sampdorias. Fabian Ruiz dhe Osimhen ishin autorët e golave. Lazio triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Veronës, me një gol në minutën e dytë shtesë të Milinkovic-Savic. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?