Juventus mund me poker Sampdorian dhe shkon në çerekfinale të Kupës së Italisë (VIDEO)

Juventus avancon për në fazën çerekfinale të Kupë së Italisë duke marrë një fitore të thjeshtë ndaj Sampdorias 4-1 në shtëpi. Skuadra torineze edhe pse la pushim disa prej titullarëve e menaxhoi më së miri duelin.

Cuadrado zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të pas një goditje dënimi që shkoi tokazi. Në fillimin e fraksionit të dytë, Rugani shënoi me kokë golin e dytë. Sampdorias u rikthye në lojë në minutën e 63-të pas një goli të shënuar nga Conti.

4 minuta më pas ndërkohë Juventus rikthehu qetësinë pas një goli të Dybalas që erdhi nga një gafë e miqve në zonë. Në të 77-tën emrin në listën e shënuesve e shkroi edhe Morata nga pika e bardhë e penalltisë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP