Juventus mund Romën dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës, Ronaldo s’i ndahet golit (VIDEO)

Juventus siguron një vend për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, teksa sonte në mbrëmje ka fituar me lehtësi 3-1 ndaj Romës. Në “Allianz Stadium” skuadra torineze e zgjidhi ndeshjen që në 45 minutat e para

Fillimisht do të ishte Ronaldo që do të shënonte në minutën e 26-të me një goditje të saktë nga një pozicion i prirët. Kjo ishte ndeshja e 8-të radhazi që ai gjen rrugën e rrjetës. Vendasit do të shënonin me Bentancur në minutën e 38-të, pas një aksioni të rrjedhshëm.

Ndërkohë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Bonucci shënoi dhe golin e tretë me kokë, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes verdhekuqe. Në fillimin e fraksionit të dytë, verdhekuqtë shënuan golin e nderit me Cengiz Under, i cili u ndihmua edhe nga një prekje e Buffon, i cili e shtyu në rrjetë pas kthimit nga traversa. Ekipi torinez në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Milan-Torino. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP