Juventus mund Romën me Rabiot, shkon 2 pikë larg Interit (VIDEO)
Juventus mori një tjetër fitore 1-0 në Seria A, këtë herë ndaj Romës, duke shkurtuar tashmë në -2 pikë diferencën me Interin kryesues.
Golin vendimtar për bardhezinjtë e shënoi Adrien Rabiot në minutën e parë të pjesës së dytë me mesfushorin që përfitoi nga një pasim i Dusan Vlahovic dhe nuk fali përballë portierit Rui Patricio.
Sa i takon ndeshjes, ajo ishte mjaft e ekuilibruar dhe në pjesën e parë, Roma pati një mundësi të artë në minutën e pestë kur Bryan Cristante goditi brenda zonës së bardhezinjve, por u ndal nga shtylla.
Roma provoi, por pa ndonjë mundësi të pastër teksa vendasit i shkuan pranë dyfishimit në disa raste, sidomos me Mckennie. Chiesa gjeti në fakt rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Juventus mori një trepikësh të artë u ngjitur në kuotën e 43 pikëve, dy më pak se kryesuesit e Inter. Ndërkohë, Roma mbetet me 28 pikë në vendin e shtatë.

KOHA JONË SONDAZH

