Juventus mund të sakrifikojë Conceiçao, United bën gati ofertën për yllin portugez

Francisco Conceição mund të largohet nga Juventus vetëm pas dy sezonesh në Torino. Sulmuesi anësor portugez, i ardhur në verën e vitit 2024 nga Porto në formë huazimi, u ble përfundimisht nga bardhezinjtë për 30 milionë euro dhe u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit teknik, fillimisht nën drejtimin e Igor Tudor dhe më pas të Luciano Spallettit.

Paraqitjet e mira të Conceição-s kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, mes të cilave edhe Liverpool dhe Manchester United. Megjithatë, janë “Djajtë e Kuq” ata që kanë shfaqur interesin më konkret për 22-vjeçarin.

Manchester United kërkon një anësor të ri për të përforcuar repartin ofensiv dhe e ka vendosur Conceição-n në krye të listës së dëshirave. Juventus e vlerëson kartonin e tij mes 50 dhe 60 milionë eurosh, por kjo shifër mund të ulet nëse në marrëveshje përfshihet një lojtar tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i propozuar është ai i Joshua Zirkzee, i cili nuk konsiderohet më një element qendror në projektin e Manchester United dhe do të ishte i gatshëm për një rikthim në Serie A. Juventus është në kërkim të një sulmuesi dhe profili i holandezit pëlqehet nga Spalletti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave italiane, Manchester United mund të ofrojë rreth 30 milionë euro plus kartonin e Zirkzee, i cili gjithashtu vlerësohet rreth 30 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Conceição-s. Operacioni mund të marrë shtysë edhe nga ndërmjetësimi i agjentit të njohur Jorge Mendes, i cili pritet të luajë një rol të rëndësishëm në negociata.

Ndërkohë, nëse Zirkzee do të mbërrinte në Torino, Juventus do të duhej të lironte hapësirë në repartin ofensiv. Me rikthimin e Randal Kolo Muani dhe largimin e mundshëm të disa lojtarëve, emri i Jonathan David është ai që shihet më pranë largimit.

Edhe pse sulmuesi kanadez dëshiron të vazhdojë aventurën me Juventusin, klubi bardhezi nuk e konsideron të paprekshëm dhe do të shqyrtonte oferta të përshtatshme. Për momentin, interesimi më konkret vjen nga Ligue 1, ku Rennes dhe Paris FC kanë shfaqur interes, ndërsa në Premier League janë bërë vetëm sondazhe nga Crystal Palace dhe Aston Villa.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?