Juventus-Napoli, sot supersfida e titullit në 90 minuta!
Juventus dhe Napoli, luhet sot në Juventus stadium ora 20:45, kryendeshja e Seria A mes dy ekipeve kryesuese. Nga njëra anë qëndrojnë bardhezinjtë që edhe dy pikë pas kreut po kalojnë një moment të jashtëzakonshëm, pasi numërojnë 14 fitore radhazi në Serinë A, në këto 24 javë . Nga ana tjetër është Napoli i drejtuar nga Sarri që gjithashtu po kalon një moment të mirë, ku në garë për titull premtojnë se do të japin maksimumin. Duelet në distancë nuk do të mungojnë, duke filluar që nga porta, ku nga njëra anë ndodhet Buffon dhe në tjetrën Reina. Mbrojtja gjithashtu do të këtë një sfidë brenda sfidës atë mes Koulibalu dhe Barazgli-t, duke vazhduar me mesfushën me sllovakun Hamsik dhe francezin Pogba dhe sigurisht pa harruar sulmin, që pritet të jetë një tango argjentinase mes Higuanin dhe Dybala. Gardiani i portës së Zonjës së Vjetër Gianluigi Buffon në pesë takimet e fundit nuk ka pësuar gol.
Një fakt që tremb jo pak Napolin, pasi përballë do të kenë një portier i cili po kalon një formë shumë të mirë fizike dhe se për ti shënuar gol do të jetë një mision i vështirë. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Pepe Reinan, i cili nuk ka pësuar gol vetëm në dy takimet e fundit, dhe statistikat e tregojnë qartë se spanjolli është disi më inferior ndaj kapitenit të “Zonjës së Vjetër”. Siguria në portë është një plus për çdo skuadër dhe të paktën sipas këtyre të dhënave, Juventus mund të ndihet më i qetë. Në repartin e prapavijës një tjetër duel në distancë do të jetë dhe ai mes Koulibaly dhe Barzagli. Senagalezi i Napolit këtë sezon me Sarrin ka arritur të sigurojë vendin e titullarit duke ofruar siguri në repartin e mbrojtjes.
Nga ana tjetër është Barzagli i cili mbart mbi supe eksperiencë. Për kundërshtarët të kalosh nga krahu i tij është disi e vështirë. Pogba dhe Hamsik. Porta e Napolit mund të konsiderohet si viktima e preferuar për francezin Pogba, i cili ka arritur t’i shënojë tre gola, të jashtëzakonshëm. Hamsik gjithashtu, po kalon një moment të mirë. Nën drejtimin e Sarrit lojtari ka fituar siguri në mesfushë. Juventus-Napoli pritet të dhurojë spektakël dhe në sulm. Me një Higuain të pandalshëm, i cili në 24 takime ka arritur të shënojë 24 gola. Shifra të pabesueshme këto, që e kanë shndërruar 28-vjeçarin në liderin e skuadrës dhe që po bën një qytet të tërë të ëndërrojë. Përballë El Pipitas do të jetë bashkombësi i tij Dybala, i cili ka arritur të shënojë vetëm 13 gola, por sigurisht brenda vetes ka një dëshirë të madhe për tu shndërruar në liderin e ri të bardhezinjve. Me pak fjalë Juventus-Napoli nuk do të jetë vetëm një duel mes dy skuadrave më të mira të Serisë A, por edhe një sfidë brenda sfidës mes gjithë këtyre yjeve.
KOHA JONË SONDAZH

