Juventus ndalet nga Empoli dhe Ismajli, por mbetet për momentin në krye (VIDEO)
Juventus bën një ndalesë të papritur në kampionat, duke shpërdoruar shansin për t’u arratisur. Bardhezinjtë barazuan 1-1 ndaj Empolit, ndërkohë që e komplikuan sfidën që në fund pasi Milik u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 18-të.
Gjithsesi skuadra torineze do të shënonte e para. Vlahovic shënoi golin e avantazhit ndaj Empolit në fillimin e pjesës së dytë, edhe pse bardhezinjtë janë me një lojtar më pak në fushë. Serbi realizoi brenda zonës pas një goditje nga këndi, duke shfrytëzuar një rrëmujë të mbrojtjes mike.
Në minutën e 70-të, Baldanzi do të shënonte golin e barazimit me një goditje të saktë në cepin e portës. Juventus tentoi që të shënonte një tjetër gol, por nuk do të arrinte. Bardhezinjtë mbeten në krye me 53 pikë, dy më shumë se Interi, por zikaltrit kanë dy ndeshje më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

