Juventus ngec edhe ndaj Fiorentinës, dy super gola në Firence
Ndeshja e javës së 12-të në Serie A mes Fiorentinës dhe Juventusit është mbyllur me barazimin 1-1 në “Artemio Franchi”. Bardhezinjtë gjetën avantazhin në minutat shtesë të pjesës së parë, falë një goditjeje të fortë me të majtën nga Kostić jashtë zonës.
Violat reaguan në fillim të pjesës së dytë me një perlë të Mandragorës, i cili mposhti portierin me një gjuajtje të bukur në trekëndësh nga distanca. Në pjesën e parë, VAR ndërhyri për t’i hequr Juventusit një penallti të akorduar fillimisht nga arbitri Doveri për një tërheqje ndaj Vlahović.
Barazimi ndihmon pak të dyja ekipet: skuadra e Spallettit mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë, dy më pak se Napoli dhe Milan që nuk kanë luajtur ende. Fiorentina, ndërkohë, vazhdon të vuajë në fund të klasifikimit, duke u barazuar me Veronën në kuotën e 6 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

