Juventus, “ngrijnë” bisedimet me Shalken për Draxler

Juventusi në merkaton e verës nuk do të bëjë asnjë lëvizje tjetër para kthimit të skuadrës nga Pekini, kur do të luajë Superkupën e Italisë. Objektivat mbeten të njëjtë: një mesfushor sulmues, një anësor i majtë dhe një mbrojtës qendre, që do të ishte i vlefshëm në rast se të dëmtuarit Chiellini dhe Barzagli do të qëndrojnë në infermieri për një kohë të gjatë. Tratativat me Schalken për Julian Draxler janë ngrirë, pasi klubi gjerman e ka refuzuar ofertën e parë të torinezëve për shërbimet e 21-vjeçarit. Juventusit nuk i ka pëlqyer aspak mënyra e sjelljes së Schalkes, por sigurisht Marota as që ka ndërmend të paguajë 30 milionë euro për sulmuesin anësor, për të cilin Juve ofroi 20 milionë Euro, duke përfshirë edhe bonuset. Çmimi i Draxler ka rënë ndjeshëm për shkak të problemeve të shumta fizike që ka shfaqur gjatë dy viteve të fundit, madje gjatë sezonit 2014-2015 ka mundur të luajë në vetëm 19 takime. Mbeten të hapura pistat Isco, Gotze dhe Cuadrado, e Alex Sandro.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?