Juventus nis tratativat për të blerë Kolo Muani nga PSG, ja plani i bardhezinjve

Një muaj ka mjaftuar për të bindur të gjithë. Randal Kolo Muani është sulmuesi i duhur për Juventusin. Klubi italian ka nisur tashmë kontaktet me PSG-në për ta mbajtur atë për një kohë të gjatë në Torino.

Plani i drejtorit teknik Cristiano Giuntoli përfshin një huazim të paktën 5-6 milionë euro, me të drejtë blerje që do të bëhet e detyrueshme duke nisur nga viti 2026, me kushte të favorshme.

Një operacion i ngjashëm me ato të Michele Di Gregorio dhe Nico Gonzalez. Strategjia e Juventusit është e qartë: vlera e Kolo Muanit për PSG-në do të bjerë nga 57 milionë euro aktuale në 38 milionë euro në vitin 2026, duke e bërë më të lehtë një marrëveshje të përgjithshme prej 50 milionë eurosh.

Një marrëveshje që do të garantonte një fitim kapital për klubin parisien dhe në të njëjtën kohë, një top lojtar për sulmin e Juventusit.

Nga pikëpamja ekonomike, paga e sulmuesit francez nuk do të përbënte problem: 8 milionë euro në vit do të ishin një kursim në krahasim me 12 neto (23 bruto) që do të merrte Dusan Vlahovic në sezonin 2025/26.

Juventus dhe Kolo Muani duan të konsolidojnë marrëdhëniet e tyre dhe dëshira e fortë e lojtarit për të qëndruar në Itali forcon negociatat. Synimi i Juventusit është të mbyllë marrëveshjen duke përdorur gjithashtu konfirmimin e Luis Enrique në pankinën e PSG-së, gjë që mund të lehtësojë largimin e francezit. /R.Lika-Koha Jonë/

Juventus ka gati planin për të transferuar Kolo Muani nga PSG

SHKARKO APP