Juventus nuk ndalet në merkato, ka gati strategjinë për të arritur te portieri Suzuki
Merkatoja e Juventusit duket se ka marrë një kthesë të menjëhershme. Pas avancimeve për sulmuesin Randal Kolo Muani dhe afrimit të talentit Alajbegovic, drejtuesit bardhezi po punojnë për të mbyllur sa më shpejt edhe çështjen e portierit.
Sipas raportimeve nga Italia, drejtori sportiv i Juventusit, i mbështetur nga drejtuesit e klubit, ka vendosur të përshpejtojë negociatat për Zion Suzuki, portierin japonez të Parmës, i cili është kthyer në një nga objektivat kryesorë të klubit torinez.
Suzuki, 23 vjeç, vjen pas një paraqitjeje të mirë në Botëror dhe pritet të largohet nga Parma gjatë kësaj vere. Për shërbimet e tij interesohet edhe Paris Saint-Germain, por Juventusi shihet si destinacioni i preferuar nga vetë portieri, pasi në Torino do të kishte mundësinë për të qenë titullar i padiskutueshëm.
Në Paris, ish-portieri i Uraëa Reds do të kishte më pak hapësira, pasi do të ishte pas Safonov në hierarki, ose mund të huazohej për të fituar më shumë eksperiencë. Një skenar ky që mund të interesojë edhe Juventusin, në rast se klubi francez vendos ta japë në huazim.
Megjithatë, prioriteti i bardhezinjve është ta sigurojnë përfundimisht Suzuki-n dhe të fitojnë garën me PSG-në. Me Parmën po diskutohen dy formula: një transferim i përhershëm ose një huazim me detyrim blerjeje.
Ndërkohë, emrat e Anatolij Trubinit dhe Guglielmo Vicarios mbeten ende në orbitën e Juventusit, por klubi torinez duket se ka përshpejtuar konkretisht pistën që çon te portieri japonez.
KOHA JONË SONDAZH

