FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus ofron 48 milionë euro për yllin e Italisë

Menuel Locatelli me shumë mundësi do të transferohet te Juventusi gatë kësaj vere. Klubi bardhezi në ditët e fundit ka shtuar ndjeshëm interesimin për mesfushorin e Sassuolos, i cili po shkëlqen në Kampionatin Evropian. Massimiliano Allegri e ka një nga kërkesat kryesore në mesfushë.

Oferta e klubit torinez ka ardhur, teksa tashmë ka bërë një propozim që arrin shifrën e 48 milionë eurove, duke përfshirë edhe mbrojtësin Dragusin. Në ditët e ardhshme takimi mes Cherubin-it (drejtuesi i Juves dhe Carnevalit do të vendosë dhe për formulën se si Locatelli mund të veshë fanellën e Juventusit.

Faqja “Todofichajes.net” bën me dije se do të jetë një operacion me vlerë 48 milionë euro. Prezantimi i shkëlqyer në Evropian ka shërbyer që çmimi i tij i rritet, teksa pak ditë më parë, bardhezinjtë mund ta merrnin vetëm për 30 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?