Juventus po luan me 10 lojtarë ndaj Empolit, skuqet Milik (VIDEO)
Juventus është kthyer në fushë për javën e 22-të të Serisë A. Bardhezinjtë kanë mundësinë të thellojnë përkohësisht akoma më shumë diferencat me Inter-it.
Përballë bardhezinjve, në Allianz Stadium, është Empoli. Skuadra e Ismajlit, Berishës dhe Shpendit po lufton për mbijetesë në këtë sezon.
Ndeshja ka nisur shumë keq për skuadrën e Allegrit, që ka mbetur me dhjetë lojtarë pas vetëm 18 minutash lojë pas një ndërhyrje të polakut ndaj Cerrit.
Gjyqtari e ka ndëshkuar me karton të verdhë fillimisht, por më pas ka nxjerrë të kuqin pasi është thirru nga VAR.
KOHA JONË SONDAZH

