Juventus po punon për opsionin “low cost” për Allegrin, ja dy emrat në mesfushë

Juventus ndjen mangësi në repartin e mesfushës, një aspekt që trajneri Massimiliano Allegri e vuan prej fillimit të sezonit. Drejtuesit torinezë po punojnë që në këtë merkato dimërore ta plotësojnë repartin e mesfushës, teksa mundësinë e para Kalvin Phillips e Jordan Henderson nuk u realizuan.

“Zonja e Vjetër” po mendon tashmë dy emra “loë cost” dhe që kanë eksperiencë në Serie A. I pari është Giacomo Bonaventura. 34-vjeçari që ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij në Itali është në skadencë kontrate me Fiorentinën.

Bisedimet për një rinovim të mundshëm janë ndërprerë prej shtatorit dhe te Juventus do të kërkojnë të përfitojnë. Në këtë tratativë, mund të përfshihet edhe Artur që është në huazim në Firence nga bardhezinjtë, por kërkon të qëndrojë pjesë e vjollcëve edhe sezonin pasardhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus nëse nuk ia dalin për Bonaventurën e kanë edhe një plan “B” që mban emrin e Roberto Pereyras. Një emër shumë i njohur në ambientin bardhezi pasi argjentinasi që është aktualisht pjesë e Udineses, ka luajtur me Juventus nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?