Juventus rigjen fitoren ndaj Sassuolos, zhbllokohet David

Juventus kundërpërgjigjet Romës dhe fiton bindshëm në Reggio Emilia. Në javën e 19-të të Serie A, bardhezinjtë triumfojnë 3-0 ndaj Sassuolos në “Mapei Stadium”, duke mbyllur giron e parë në zonën Champions.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16-të, kur një krosim i Kalulu u devijua fatkeqësisht në portën e vet nga Muharemovic, i cili me kokë mposhti portierin e tij. Juventus kontrolloi ritmin e lojës dhe e thelloi epërsinë në pjesën e dytë, ku u shfaq protagonisti më i diskutuar i momentit në shtëpinë bardhezi.

Në harkun e dy minutave, Jonathan David, i hedhur titullar nga Spalletti pavarësisht penalltisë së humbur ndaj Leçes, ishte vendimtar: në minutën e 62-të shërbeu asist për Miretti për golin e 2-0, ndërsa menjëherë më pas përfitoi nga gabimi në pasim i Idzes për të shënuar personalisht golin e tretë dhe për të mbyllur ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Juventusi arrin kuotën e 36 pikëve në fund të fazës së parë të kampionatit, duke u renditur në vendin e katërt së bashku me Romën, por me një gol më shumë në diferencë golash. Ndërkohë, Sassuolo i drejtuar nga Grosso mbetet në 23 pikë, duke mos arritur të reagojë përballë një Juventusi cinik dhe të organizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?