Juventus sfidon Barcelonën për super talentin e United
Marcus Rashford mund të largohet nga Manchester United, teksa shumë klube të mëdha janë gati që ta rrëmbejnë. Juventusi dhe Barcelona janë gati të bëjnë ofertat e para në drejtim të lojtarit me nisjen e merkatos së verës.
Kartoni i 23-vjeçarit vlerësohet rreth 80 milionë euro, por duke shtuar edhe pagën e futbollistit vlera rritet edhe më shumë. Për këtë arsye, nëse Juventusi do të insistojë deri në fund për Rashford, do të duhet të shesë Dybala-n, një opsion që nuk mund të përjashtohet.
Në 34 ndeshje në të cilat është aktivizuar këtë sezon, talenti anglez ka shënuar 16 gola, ndërkohë që ka dhënë dhe 9 asiste.