Juventus shkatërron Leccen dhe ngjitet në krye të Seria A

Juventus rikthehet në krye të Seria A dhe merr një tjetër fitore të thellë 3-0 në fushën e Lecces. Skuadra e Allegrit, edhe pse nuk ishte në mbrëmjen e saj më të mirë sërish bëri gjithçka në mënyrë perfekte.

45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, me pak raste në të dyja portat. Dusan Vlahovic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 59-të, me një ekzekutim të bukur në zonë.

Më pas serbi dyfishoi shifrat në minutën e 68-të, duke devijuar në vijë një gol që thuaje e shënoi McKennie. Golin e tretë e realizoi Bremer me një goditje me kokë. Juventus ngjitet në krye me 52 pikë, një më shumë se Interi, që ka një ndeshje për të rikuperuar ndaj Fiorentinës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
HIGHLIGHTS | LECCE 0-3 JUVENTUS | Another Double Vlahović & Bremer Goal in Big Away Win

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?