Juventus shkatërron Udinesen dhe merr kreun, Lecce përmbys Lazion (VIDEO)
Juventus e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Seria A. Skuadra bardhezi mori një fitore të thellë 3-0 në transfertën ndaj Udineses.
Federico Chiesa zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dytë me një gol shumë të bukur në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.
Në minutën e 20-të Vlahovic do të dyfishonte shifrat, duke kthyer në gol një 11-metërsh. Në shtesën e pjesës së arë, Rabiot shënoi me kokë dhe golin e tretë.
Më pas në pjesën e dytë skuadra e Allegrit uli ndjeshëm ritmin duke lënë më shumë Udinesen që të luante. Gjithsesi vendasit nuk mundën që të shënonin as një gol nderi. Juventus merr kreun e renditjes me këtë fitore.
Lecce shkaktoi surprizën e parë, duke mundur 2-1 me përmbysje Lazion. Immobile shënoi për bardhkaltrit, por Almqvist dhe Di Francesco përmbysën gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

