Juventus shmang turpërimin ndaj Spezias, merr fitoren e parë në Seria A (VIDEO)
Juventus ka arritur që të marrë fitoren e parë në këtë sezon në Seria A, duke mundur 3-2 me shumë vështirësi Spezian. Skuadra e Allegrit luan tmerrësisht keq, duke rrezikuar që të dilte edhe pa pikë.
Bardhezinjtë shënuan të parët në minutën e 28-të me Kean, që bën gjithçka mirë në hyrje të zonës. Gëzimi i ekipit torinez zgjati vetëm 5 minuta, pasi Gyasi i befasoi me një gol në trekëndësh. Në fillimin e fraksionit të dytë, Antiste shokon bardhezinjtë pas një gabimi në rreshtim të Bonuccit.
Juventus nuk ka asgjë për të humbur teksa hidhet e gjitha në sulm. Në minutën e 66-të, pas një aksioni persona Chiesa arrin që të vendosë baraspeshën. 6 minuta më pas do të ishte De Ligt që do të shënonte dhe golin e tretë dhe të fitores.
Spezia në 10 minutat e fundit hodhi në fushë edhe Rey Manaj, por sulmuesi shqiptar nuk arriti që të shënonte edhe pse krijoi një mundësi mjaft të mirë. /R.Lika-Koha Jone/