Juventus si Milani dhe Interi, kualifikohet pas 120 minutash për në çerekfinale (VIDEO)

Juventus ndjek hapin e Milanit dhe Interit, duke siguruar një vend për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë vetëm pas 120 minutash ndaj Genoas. Bardhezinjtë barazuan 2-2 në kohën e rregullt, edhe pse ishin fillimisht në avantazh të dyfishtë.

Skuadra e Pirlos kaloi në avantazh që në minutën e dytë me Kulusevskin që dukej në një formë shumë të mirë në minutat e para. Më pas bardhezinjtë gjetën dhe golin e dytë me Moratën në minutën e 23-të.

Gjithsesi Genoa reagon duke shënuar golin e parë pas 5 minutash me një goditje me kokë të Czyborra. Në pjesën e dytë Juventusi uli ndjeshëm ritmin e lojs, due bërë që miqtë të gjenin golin e barazimit falë një perle të Melegoni-t, i cili befasoi Buffonin. Ndeshja shkoi në shtesë, atje ku Pirlo hodhi në fushë edhe Ronaldon, por goli do të vinte nga talenti Rafia në minutën e 105-të. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP