Juventus vijon të ngulmojë për Chiesa-n, po ndjek edhe Kessie

Merkatoja dimërore e Juventusit ende nuk ka prodhuar lëvizjen e parë zyrtare, por në tavolinën e drejtuesve Comolli dhe Ottolini janë disa emra të rëndësishëm. Ai që po ndez më shumë tifozët bardhezinj, në çdo kuptim, është Federico Chiesa, i cili përflitet për një rikthim të mundshëm në Torino.

Sulmuesi do të ishte i gatshëm të vishte sërish fanellën e “Zonjës së Vjetër”, por pengesa kryesore mbetet Liverpooli. Klubi anglez kërkon një shitje përfundimtare për rreth 12 milionë euro, shifër e ngjashme me atë që pagoi për ta blerë një vit e gjysmë më parë. Në ditët në vijim priten kontakte të reja, me Juven që do të provojë formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, e cila do të kthehej në detyrim në rast kualifikimi në Champions League.

Ndërkohë, një tjetër objektiv konsiderohet si mundësi konkrete: Franck Kessié. Mesfushori, aktualisht te Al Ahli, i përfundon kontrata në qershor dhe Juventusi dëshiron ta sjellë që në këtë merkato dimërore. Drejtuesit po ndjekin nga afër paraqitjet e tij në Kupën e Afrikës, me synimin për ta liruar disa muaj më herët dhe idealisht me kosto zero. Për Kessie parashikohet një kontratë katërvjeçare me pagë rreth 6 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?