Juventus zbuloi “bishën” Demiral ndaj Leverkusenit, të gjithë në sulm për turkun

Merih Demiral nuk ka mundur që të ketë shumë hapësira te Juventusi gjatë këtij sezoni. Ish-mbrojtësi i Sassuolos luajti 90 minuta të plota në mesjavë ndaj Bayer Leverkusenit duke bërë një paraqitje fantastike. Futbollisti turk u vlerësua si më i miri i ndeshjes, teksa në stadium për të ishin vëzhgues të shumtë nga skuadra të ndryshme italiane dhe europiane.

E ardhmja e tij mbetet ende në dyshim. Me De Ligt, Bonuccin dhe Chiellinin, i cili është drejt rikthimit, do të jetë e vështirë që ai të gjejë hapësira. Milan në Itali dhe Tottenham, Arsenal, Chelsea e Manchester United në Angli janë ekipet e interesuara më shumë për të.

Karakteristikat e futbollistit turk janë unike te skuadra e Juventusit dhe vështirë se skuadra torineze do të heqë dorë prej tij. Në Leverkusen, ekipi torinez zbuloi Demiralin e vërtetë. Nuk do të jetë e thjeshtë që të binden tifozët e bardhezinjve që ta shohin me një fanellë tjetër. /R.Lika-Koha Jone/

https://twitter.com/i/status/1204903775150002176

SHKARKO APP