Juventusi bind edhe në kampionat, mund pastër Atalantën

Pas paraqitjes së mirë në Europa League, Juventusi ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe në Serie A, duke regjistruar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Atalantës.

“Zonja e Vjetër” e kontrolloi ndeshjen dhe shënoi nga një gol në secilën pjesë, me Francisco Conceiçãon dhe Bremerin që vulosën suksesin e skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti.

Juventusi e nisi takimin me intensitet të lartë, duke krijuar presion të vazhdueshëm me Kolo Muanin. Dominimi i vendasve u shpërblye në minutën e 28-të, kur Conceição zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Celik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atalanta pati mundësinë të reagojë përmes Rowe, ndërsa kërkoi edhe një penallti pas një ndërhyrjeje ndaj ish-lojtarit të Bolognës, por arbitri nuk akordoi 11-metërshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që patën mundësi për të shënuar. Kolo Muani dhe Nico Gonzalez iu afruan golit të dytë për Juventusin, ndërsa Rowe humbi një rast të artë për të barazuar.

Portieri i Atalantës, Carnesecchi, mbajti ekipin e tij në lojë me disa ndërhyrje, veçanërisht në rastin ndaj McKennie. Por rezistenca e bergamaskëve u thye në minutën e 77-të.

Pas një goditjeje nga këndi, Bremer u shkëput në zonë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e dytë për Juventusin dhe duke i dhënë fund praktikisht sfidës.

Në minutat e mbetura, Juventusi administroi avantazhin dhe siguroi tri pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore, bardhezinjtë ngjiten në kuotën e 10 pikëve, vetëm tri pikë larg kreut të renditjes. Ndërkohë, Atalanta mbetet me 6 pikë, duke vijuar të kërkojë stabilitet në këtë fillim sezoni nën drejtimin e Sarrit.

Fitorja ndaj Atalantës i jep Juventusit një tjetër sinjal pozitiv pas suksesit në Europa League, ndërsa humbja e fundit ndaj Sassuolos tashmë duket e harruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?