Juventusi dhe Milani futen në garë për Bruno Fernandes

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United po rikthehet në qendër të vëmendjes. Kapiteni portugez mbetet një prej figurave më të rëndësishme të klubit anglez dhe një idhull për tifozët, por situata e kontratës së tij mund të hapë një skenar të ri në merkato.

Sipas BBC, Juventusi, Milani dhe Galatasaray janë ndër klubet që po monitorojnë me interes situatën e mesfushorit 31-vjeçar. Në kontratën e Fernandes parashikohet një klauzolë lirimi prej 57 milionë paundësh, rreth 66 milionë euro, e vlefshme për klubet jashtë Anglisë.

Marrëveshja aktuale e Bruno Fernandes me Manchester United skadon në verën e vitit 2027, ndërsa ekziston edhe një opsion për zgjatjen e saj me një sezon tjetër. Megjithatë, deri tani nuk është arritur një marrëveshje e re mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata është veçanërisht interesante pasi Fernandes ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Old Trafford”. Portugezi synon të vazhdojë të luftojë për trofe me Manchester United dhe, sipas raportimeve, nuk e përjashton mundësinë që ta mbyllë karrierën në klubin anglez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Verën e kaluar, Fernandes ishte në qendër të një sage të gjatë për të ardhmen e tij, veçanërisht pas interesimit të Al-Hilal. Klubi saudit kishte paraqitur një ofertë të rëndësishme, por në fund ishte vetë lojtari ai që refuzoi transferimin.

Në rast se Manchester United vendos të hapë derën për një largim, Juventusi dhe Milani mund të jenë ndër klubet që do të tentojnë të përfitojnë nga situata. Edhe Galatasaray po e ndjek me vëmendje zhvillimin e çështjes.

Nga ana tjetër, trajneri Michael Carrick nuk dëshiron të humbasë kapitenin e tij. Fernandes konsiderohet një element kyç për projektin sportiv të United dhe largimi i tij do të ishte një goditje e rëndësishme për skuadrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?