Juventusi emergjencë në mesfushë, talenti italian braktis grumbullimin
Emergjencë në mesfushën e Juventusit pak ditë nga ndeshja ndaj Interit. Fabio Miretti, i cili në “Artemio Franchi” realizoi golin e parë në Serie A dhe i dhuroi bardhezinjve fitoren ndaj Fiorentinës, ka braktisur grumbullimin me Italinë U21.
Miretti ka ndjerë dhimbje mesi dhe rrezikon derbin e Italisë kundër Interit. Juventusi pret zikaltrit e Simone Inzaghit në “Allianz Stadium” në datën 26 nëntor.
Problemet fizike të lojtarit të talentuar italian shqetësojnë jo pak teknikun Allegri përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Gjithsesi, Miretti do i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të mësuar më shumë rreth kohës së rikuperimit.
KOHA JONË SONDAZH

