Juventusi fiton me përmbysje ndaj Empolit, Ismajli largohet i dëmtuar

Juventusi mori një fitore me përmbysje 4-1, në sfidën e javës së 23-të në Serie A. De Sciglio zhbllokoi takimin në minutën e 4-t, për t’i dhënë avantazhin Empolit, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli ishte titullar, por u zëvendësua në minutën e 59-të për shkak dëmtimi. Pas largimit të futbollistit kuqezi erdhi edhe përmbysja e vendasve.
Kolo Muani me dy gola të shpejtë, në minutat 61 dhe 64, kaloi avantazhin 2-1 te Juventusi. Në fund shënuan edhe Vlahovic me Conceicao, për të vulosur rezultatin në 4-1. Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Empoli renditet i 17-ti me 21 pikë.