Juventusi “harron” Zirkzee, kërkon huazimin e sulmuesit gjerman
Joshua Zirkzee dhe Kolo Muani nuk janë dëshirat e vetme të Juventusit në merkato. Në listën e sulmuesve të Juventusit është Niclas Fullkrug, një sulmues i cili mbërriti në Ëest Ham në verë pas një sezoni ku shënoi 16 gola me Borussia Dortmund dhe u shpall nënkampion i Evropës.
Qendërsulmuesi gjerman, një objektiv i Milanit në verë para se të transferohej në Premier League, mund të jetë një opsion për bardhezinjtë, duke kërkuar një lojtar për partneritet me Vlahovic.
Fullkrug, që nuk ka shkëlqyer në pjesën e parë të sezonit me londinezët, edhe për shkak të një dëmtimi në tendinën e Akilit, mund të largohet nga klubi anglez në formë huazimi.